Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar edhe shtyrjen e vizitave në SHBA të ministrave dhe disa kryetarëve të komunave.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se askush nuk e beson tregimin se ata kanë pasur dëshirë që ta shtyjnë por që kjo është masë sanksionuese.
“Ua ndalojnë ministrave me shku në Amerikë. Po, kush e beson këtë tregim, cili ministër apo kryetar i Komunës nuk ka qejf apo dëshiron që ta shtyjë vizitën për në SHBA. Çfarë logjike është kjo, a po mendon që ju beson dikush, kush ju beson një politikan që thotë se i ka krejt të paguara atje e këtu dhe po dua ta shty vizitën, mos të shkoj në Amerikë. Kush e beson këtë tregim. Kjo është një masë sanksionuese. Unë shpresoj që nuk sanksionohet Kosova pasi këtu nuk është temë e një individi por Kosova”, ka thënë ai./Gazeta Blic/


