Lionel Messi ka dhënë këtë të shtunë një intervistë të realizuar nga bashkatdhetari i tij Jorge Valdano për kanalin spanjoll Movistar.
Ndër temat e ndryshme të trajtuara nga ylli argjentinas i Paris Saint-Germain ishte marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën, trajnerin që e drejtoi gjatë disa sezoneve te Barcelona. Dhe Messi ishte plot lavde për trajnerin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
“Guardiola i bëri shumë ‘dëm’ futbollit, gjithçka dukej aq e lehtë dhe e thjeshtë sa të gjithë trajnerët donin ta kopjonin”, tha Messi me një ton ironik, duke e përfunduar idenë: “Pashë shumë Guardiolas përreth dhe pikërisht atëherë. kuptuam atë që kemi ndërtuar së bashku. Ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur, pa dyshim është i veçantë, sidomos në mënyrën se si i shikon ndeshjet, i përgatit dhe komunikon me lojtarët”, përfundoi Messi.
/GazetaBlic Sport/


