Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për situatën aktuale në vend, me fokus të veçantë për situatën në Veriun e Kosovës, marrëveshjen finale me Serbinë dhe për mundësinë e bashkimit të shqiptarëvë në një shtet, në një të ardhme të afërt. Për këtë pjesë ka instituar disa herë saqë ka shkaur aq larg, duke vlerësuar se pa bashkimin e shqiptarevë në një shtet nuk do të ketë rahahti në Evropë, raporton Gazeta Blic.
Ai thotë se SHBA dhe BE po bëjnë presion të madh ndaj Kosovës, ndaj kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti kohëve të fundit dhe favoret që këto vende po i bëjnë Serbisë e Aleksandër Vuçiqit.
Humolli thotë se nuk ka rëndësi nëse SHBA mund ta rrëzojë shefin e tij nga qeveria, për shkak të mosdëgjueshmërisë për vendimin për targat.
“Pak ka rëndësi a shkon Kurti në shtëpi apo rri si kryeministër, por në qoftë si i bëhet presion kryeminsitrit të Kosovës të punojë kundër interesave të popullit të Kosovës dhe pro interesave të Beorgadit, s`kemi cka të diskutojmë… sepse sot po i bëhet presion Kurtit në favor të Vuciqit, amerikanët në thojëza po i quajë, sepse jam i bindur se nuk është ajo, janë në presion për shkak të nevojave për unitet në raport me Rusinë dhe ne po e qesim në pozitë të keqe Amerikën. Por unë jam shumë i bindur se e drejta e popullit tonë për të jetuar të lirë e respektojnë Franca, populli francez, populli gjerman, krejt popujt e Evropës…. Në qoftë se SHBA është me Beorgadin, atëherë ajo nuk është aleat i joni as SHBA as BE, BE-ja Kosovën nuk e njeh si shtet dhe kur se njeh si shtet, këta po e trimërojnë Beogradin të sillet kështu, sikurse BE të kishte dal me deklaratë së Kosova është shtet i pavarur, atëherë Beorgadi ishte sjell ndryshe, sikruse se Këshilli i Sigurimit të kishte deklaruar se Kosova është shtet i pavarur Beogradi do të sillej krejt ndryshe… nuk ka demokraci në botë që t`ia shkelesh të drejtën një populli.. I kam të qarta lojërat politike që bëhen sikurse te Ibrahim Rugova duke i thënë duhet të veprosh në mënyrë paqësore, ndërsa neve na thonin se duhet t`i kapnim pushkët për të luftuar”, thotë Humollli.
Ndërsa, sa i përket planit franko-gjerman, ai thotë se ka rezerva derisa vjen nga Franca, pasi ajo është aleate e Serbisë.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e tij në BlicInterview me Astrit Gashin:


