Sporti

Askush si Napoli në Serie A, triumfon ndaj Udineses dhe krijon distancë të madhe në tabelë

11/12/2022 16:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit nuk ka të ndalur në Serie A.

Të drejtuarit e Luciano Spallettit kanë triumfuar me rezultat 3 me 2 sot ndaj Udineses, shkruan GazetaBlic Sport.

Osimhen, Zielinski dhe Elmas shënuan për Napolin, kurse Nestorovski dhe Samardzic shënuan për mysafirët.

Kjo është fitorja e 13-të nga 15 ndeshje sa ka zhvilluar Napoli në këtë edicion dhe tashmë është bindshëm në vendin e parë.