Lajme

Protesta| Policia në gatishmëri për çdo skenar, Forcat Speciale të mobilizuara

11/12/2022 16:39
nga:G B

Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi nga pjesa e pasme e godinës së kryeministrisë që është blinduar para fillimit të protestës së 12 nëntorit.

Pas kryeministrisë janë vendosur dhe mjetet që do të përdoren nëse do të ketë skenarë dhune.

“Deri në këto momente policia nuk ka administruar asnjë informacion. Të gjithë punonjësit e policisë që janë në shërbim për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës janë lajmëruar dhe janë pajisur me maskën kundra gaz në rast se do të ketë përdorim të gazit lot sjellës,” – u shpreh Ferhati.

Protesta nisi pak më pas orës 16:00 që ishte lajmëruar fillimisht.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.