Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga seliu blu dhe i është bashkuar protestuesve, të cilët e prisnin jashtë ambienteve të kësaj force politike.
Berisha, së bashku me protestuesit do të marshojnë në këmbë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet protesta kombëtare e opozitës.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.


