Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

11/12/2022 13:47
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në “Fadil Vokrri”, Prishtina është në disavantazh 0-1 nga Drenica e cila realizoi shpejt në minutën e 2’të të këtij takimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatori i golit për mysafirët ishte, Veliqi.

Në anën tjetër dueli mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.

/GazetaBlic Sport/