Lajme

“Kush jeni ju që quani fëmijët tanë kriminelë”, mesazhet e shqiptarëve në protestën e mbajtur sot në Londër

11/12/2022 12:55
nga:Y I

Dhjetëra shqiptarë kanë dalë në protestë ditën e sotme në Londër.

Të veshur kuqezi dhe me pankarta në duar, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Suella Braverman e cila pak ditë më parë në një deklaratë të sajën i cilësoi emigrantët shqiptarë kriminelë.

Shqiptarët i kërkojnë asaj që të bëjë gati valixhet e të marrë avionin për t’u larguar sepse s’mund të quajë fëmijët e shqiptarëve kriminelë.