Një ditë pas hapjes, janë shfaqur problemet e para tek parkingu nëntoksor që u hap në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, ka publikuar pamje nga brenda parkingut, ku shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë.
“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh ne fillim me rrjedhje t’ujit”, shkruan kjo faqe në rrjetin social Facebook.
Parkingu i ri nëntokësor ka patur kritika edhe sa i përket çmimeve të cilat janë tepër të larta.


