Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në Prishtinë
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura teksa kanë mbetur të lënduar tetë persona
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”


