Sporti

Futbollistët e Real Madridit që nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

11/11/2022 23:56
nga:Mergim Rreci

Pothuajse të gjitha skuadrat kanë shpallur formacionet e tyre për Botërorin e ardhshëm.

Tani më në fund mund të zbulojmë se cili nga lojtarët e Real Madridit nuk do të marrë pjesë në turne.

Të pakualifikuar: Alaba (Austri), Lunin (Ukrainë), Mariano (Republika Dominikane).

Të pa thirrur: Vallejo, Nacho, Odriozola, Vasquez, Dani Ceballos.

I pensionuar nga Kombëtarja: Toni Kroos.

Këta nëntë lojtarë do të kthehen në stërvitje më 1 dhjetor. Ata lojtarë që thirren për turne do të marrin 10 ditë pushim shtesë pas eliminimit në mënyrë që të rikuperohen. /G.D abcnews.al/