Sporti

Rafael Leao shpallet futbollisti më i mirë i muajit tetor në Serie A

11/11/2022 23:36
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao u shpall lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A.

Reprezentuesi portugez do ta marrë çmimin para ndeshjes kundër Fiorentinës, të planifikuar për të dielën, në San Siro, në kuadër të xhiros së 15-të të Serisë A, përcjell GazetaBlic Sport.

Rafael Leao ishte më i votuari dhe kaloi konkurrencën e Nicolo Barella (Inter), Ademola Lookman (Atalanta), Milinkovic-Savic (Lazio) dhe Victor Osimhen (Napoli).