Nëse diçka e ka karakterizuar Maurizio Sarrin, është fakti se trajneri i Lazio-s është shumë i drejtpërdrejt.
Duke folur në konferencën për mediet pas fitores 1-0 ndaj Monza-s, tekniku theksoi se fakti që do luhet në dimër e sheh si fyerje ndaj futbollit.
“Unë e shoh si fyerje për futbollin”,- kështu e përcaktoi Sarri pushimin e shkaktuar nga Botërori në Katar, i cili duhet të luhet në këtë periudhë të vitit për shkak të temperaturave të larta në vendin aziatik.
Në këtë pikë të kalendarit për trajnerin është prishur e gjithë dinamika e ekipit dhe gara do të ndalet deri në fund të dhjetorit.


