Lajme

Edhe rajoni i Mykolaivit në Ukrainë pothuajse i çliruar nga rusët, thotë zyrtari ukrainas

11/11/2022 22:43
nga:G B

Kryetari i rajonit të Mykolaiv në Ukrainë, Vitaliy Kim, ka thënë se pothuajse e gjithë zona është çliruar nga kontrolli rus.

Në një postim në Telegram, Kim tha se vetëm Kinburn Spit nuk ishte kthyer ende në duart e Ukrainës, shkruan Skynews.

Kjo është fitorja e fundit për Ukrainën, e cila sot po sheh qytetin e Khersonit të rikthyer nën kontrollin e saj.

U çliruan gjithashtu shumë fshatra në rajonin Kherson, fqinj me Mykolaiv.