Fillimisht, trajneri i Liverpool-it u dënua për ‘sjellje të pahijshme’ dhe u gjobit me 34 mijë euro, për shkak të mënyrës se si veproi kur u përball me gjyqtarin në fitoren ndaj Manchester Cityt (1-0), që i dha përjashtimin. Por Federata Angleze apeloi vendimin fillestar dhe Jurgen Kloop tani u pezullua për një ndeshje.
Trajneri gjerman do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Southampton, referuar xhiros së 16-të të Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Federata Angleze (FA) lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Një komision i pavarur ka pranuar ankesën e FA kundër sanksionimit të komisionit rregullator në çështjen që përfshin Jurgen Klopp. Rezultati ishte që menaxheri i Liverpool u suspendua për një ndeshje, me efekt të menjëhershëm dhe mbajti gjobën prej 34 mijë eurosh”.
/GazetaBlic Sport/


