Sporti

Milani gjen zëvendësuesin e Ivan Gazidis, zyrtarizon Giorgio Furlani

11/11/2022 17:17
nga:Mergim Rreci

Milani ka konfirmuar emërimin e Giorgio Furlanit si drejtor i përgjithshëm, duke zëvendësuar Ivan Gazidis.

Gazidis do të largohet nga klubi në dhjetor dhe Milani tashmë ka bërë të ditur zëvendësimin e tij përmes një deklarate zyrtare, përcjell GazetaBlic Sport.

“AC Milan njofton sot se Giorgio Furlani është emëruar si Kryeshefi Ekzekutiv për të pasuar Ivan Gazidis, i cili do të përfundojë mandatin e tij në klub muajin e ardhshëm”, thanë kampionët e Serie A.