Lajme

Mungojnë dy nga gjashtë të akuzuarit, shtyhet seanca për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove

11/11/2022 15:28
nga:G B

Në mungesë të akuzuarve Shabedin Reka dhe Avdush Qukovci është shtyrë seanca në rastin ku të njëjtit së bashku me Florim Laçin, Hamëz Limajn, Arment Oranan dhe Lavdim Sllamnikun po akuzohen për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove dhe vepra tjera penale.

Në këtë rast, të lartcekurit po akuzohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale “blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “ shpëlarja e parave”, dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Reka, mbrojtësi i tij, avokati Uvejs Gadhi ka njoftuar se i njëjti gjendet në Gjermani për arsye personale dhe se ka premtuar se do të kthehet në muajin janar apo shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, sa i përket mungesës së të akuzuarit Qukovci, mbrojtësi i tij, avokati Florent Latifaj ka thënë se ka ndodhur një keqkuptim pasi ka menduar se e ka njoftuar të akuzuarin Qukovci për seancë mirëpo i njëjti ka thënë se nuk është njoftuar nga ana e tij.

Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance e njëjta është shtyrë ndërsa e radhës pritet të mbahet më 23 janar 2023.

Sipas aktakuzës së PRSK-së, të ngritur më 3 qershor 2022, Florim Laçi, Shabedin Reka, Hamëz Limaj, Arment Orana, Avdush Qukovci dhe Lavdim Sllamniku po akuzohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “shpëlarja e parave”, dhe veç e veç për armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2021 e deri në datën e arrestimit, në lokacione të ndryshme përshirë vendin e ngjarjes të pompa e derivateve “HIB Petrol” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, të akuzuarit Orana, Qukovci dhe Reka, kanë poseduar shumë të hollave prej 125,240 euro, edhe pse të njëjtit e kishin ditur se këto para ishin përfituar me aktivitet kriminal nga kryerës të panjohur.

Tutje thuhet se, këta kryerës të pa njohur parat në shumë prej 125,240 euro i kishin fituar me përdorim të forcës, apo mjete të forte tek institucionet financiare brenda apo jashtë Kosovës.

Siç thuhet në aktakuzë, fillimisht i akuzuari Qukovci i kishte pranuara e më pastaj ua kishte lënë në posedim të akuzuarve Orana dhe Reka, deri sa të gjente persona të cilët do ti pranonin t’i këmbenin me para origjinale, dhe siç thuhet me datën 20 tetor 2021 kishin tentuar ti këmbenin ato, pasi që ishin koordinuar edhe me të akuzuarit Liamj, Laçi, Sllamniku.

Dhe sipas aktakuzës dyshohet se me këto veprime kanë kryer veprën penale “blerja, pranimi, fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Tutje në aktakuzë thuhet se ekziston dyshimi se me datën 20 tetor 2021, tek pompa e derivateve “HIB Petrol”, e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas një koordinimi paraprak të pandehurit Laçi, Reka, Limaj, Orana, Qukovci dhe Sllamniku me dashje dhe duke e ditur se pasura në shumë mbi 125 mijë euro të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë, ishin rezultat i aktivitetit kriminal me të cilat të pandehurit kishin ardhur në posedim në mënyrën e lartë cekur.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit ishin përpjekur t’i këmbejnë me para origjinale në shumë prej 30% të shumës së përgjithshme, t’i këmbejnë ato tek personat e tret  me qëllim që të njëjtat të pastrohen dhe të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme për të fshehur natyrën dhe burimin e vërtet.

Thuhet se gjatë muajit 2021 i akuzuari Qukovci kishte ardhur në Kosovë dhe të akuzuarit Orana, Qukovci dhe Reka kishin organizuar një takim me të pandehurit Laçi, Limaj dhe Sllamniku të cilët ishin paraqitur si ndërmjetësues dhe ndihmës për gjetjen e blerësve dhe këmbimin e të hollave.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Reka me veturën që e kishte marr me qira kishte shkuar dhe e kishte marr të akuzuarin Qukovci në shtëpinë e tij dhe ishin takuar me të akuzuarin Orana dhe pas kontaktimit me të akuzuarin Laçi e kishin lënë të takohen te “HIB Petrol” me qëllim të këmbimit të të hollave me blerësit potencial.

Pastaj sipas aktakuzës, se të akuzuarit Orana, Qukovci dhe Reka duke qenë në kontakt me të akuzuarin Laçi dhe  pasi që ishin siguruar që të hollat mund të këmbeheshin, i akuzuari Orana ishte kthyer me veturën që ti sjellje paratë në vendin e ngjarjes.

Siç thuhet në aktakuzë pasi që i kishin sjellë të hollat i pandehuri Laçi së bashku me dëshmitarin kishte dal nga lokali për ti verifikuar kartëmonedhat dhe për të asistuar këmbimin.

Pas kësaj thuhet se ishin takuar me të akuzuarit Orana dhe Qukovci brenda automjetit të dëshmitarit, përderisa i akuzuari Reka kishte dalë jashtë veturës dhe e kishte sjellë qanten me kartëmonedha me qëllim të këmbimit me përqindje, dhe siç thuhet në ato momente kishte ndërhyrë policia dhe kishte arritur ti arrestoj të akuzuarit.

Me këto veprime po akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave”.

Kurse, në dispozitivin tre të aktakuzës thuhet se eksiton dyshimi i bazuar se nga data e pa vërtetuar e deri më 20 tetor 2021, i akuzuari Orana në shtëpinë e tij kam mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një armë gjueti, kurse i akuzuari Sllamniku në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë.

Me këto veprime veç e veç po akuzohen për armëmbajtje pa leje.