Sporti

Bad News Eagles do të marrin pjesë në një tjetër garë të madhe, ja kur do zhvillohet

11/11/2022 14:35
nga:E K

Pas kompeticionit më të madh në botë për CSGO “IEM RIO MAJOR”, Bad News Eagles do të marrin pjesë në një tjetër garë të madhe.

Gamerat shqiptarë do të jenë pjesë e garës “Elisa Masters Espoo 2022”, shkruan GazetaBlic Sport.

Turneu do të zhvillohet nga 16 deri në 20 nëntor në Espoo, Finlandë.

Në garë do jenë 12 ekipe, kurse do ketë shpërblime për skuadrat më të mira deri në 200 mijë dollar.

Kujtojmë që “BNE” performuan në mënyrë spektakolare në Rio duke kaluar fazën e parë “Challenger Stage” me tri fitore, kurse në “Legends Stage” mposhtën ekipin më të mirë në botë “FaZe” për t’u eliminuar më pastaj nga një tjetër skuadër e famshme “NAVI”.

/GazetaBlic sport/