Sporti

Simeone drejt largimit nga Atletico, klubi spanjoll ka dy emra si zëvendësues të mundshëm

11/11/2022 09:43
nga:E K

Diego Simeone duket se mund të shkarkohet nga klubi spanjoll për shkak të rezultateve të dobëta këto kohët e fundit.

Sipas asaj që raporton media spanjolle “AS”, Mauricio Pochettino bashkë me Luis Enrique janë dy kandidatët seriozë për të zëvendësuar argjentinasin te Atletico Madrid.

Atletico Madrid aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 24 pikë, 13 pikë më pak se Barcelona e cila është kryesuese. Pesë ndeshjet e fundit të klubit spanjoll janë një fitore, dy barazime dhe dy humbje.