Lajme

“Pres që SHBA-të ta ndalin këtë papjekuri politike, të formojnë ndonjë maxhorancë të re brenda Kuvendit që e përmbyll dialogun”

11/11/2022 09:01
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se ekzistenca e Kosovës varet nga garanca e drejperdrejtë që japin SHBA-të.

Tutje Berisha tha se pret nga SHBA-të që ta ndalin pajekurinë politike të Qeverisë Kurti.

“Ekzistenca e Kosovës varet nga garanca e drejperdrejtë që japin SHBA-të. Edhe lufta dhe fitorja jonë është varur pikërisht nga ndërhyrja e SHBA-ve, jo e NATO-s, vendet e Natos kanë hy sepse 70% të buxhetit të Natos e përben SHBA-ja. Kjo tregon një papjekuri politike. Unë pres që SHBA-të ta ndalin këtë trend, formën dhe metodat diplomatike i dinë vetë ata”

“Pres që do të detyrojnë kete Qeveri apo ndonjë maxhorancë të re brenda Kuvendit që Kosova ta mbyllë këtë proces, duke e mbështetur që t’i përmbushë obligimet kontraktuale që i ka marrë me Bashkësinë Ndërkombëtare, të lobojnë në BE për njohjen nga këto pesë vende që ende nuk na njohin dhe ta përgatisë forcën që të jemi pjesë e NATO-s” deklaroi Berisha për “Gazeta Blic.