Sporti

Messi rikthehet në stërvitje, argjentinasi do të jetë në dispozicion kundër Auxerre

11/11/2022 09:24
nga:E K

Leo Messi ka kaluar problemin në tendinën e Akilit që e pengoi atë të luante ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Lorientit dhe sot u stërvit rregullisht.

Për tre ditë është e planifikuar ndeshja kundër Auxerre dhe argjentinasi po përgatitet për këtë sfidë.

Lajm i mirë ky edhe për Scalonin, i cili merr frymë lirisht. “Pleshti” nuk ka probleme serioze dhe pret të jetë protagonist për në Kupën e Botës.