Lajme

Musliu-Kurtit: Nuk mund të na bësh kundër Qeverisë kur e kundërshton Serbinë e as pro Qeverisë kur e kundërshton Amerikën

11/10/2022 22:40
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Kurti nuk mund t’i pozicionojë kundër Qeverise kur e kundërshton Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti as nuk mund t’i pozicionojë pro Qeverise kur e kundërshton Amerikën.

Postimi i saj i plotë:

Albin Kurti edhe po të dojë nuk mund të na pozicionojë kundër Qeverise kur e kundërshton Serbinë sikur që nuk mund të na pozicionojë pro Qeverise kur e kundërshton Amerikën.