Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Kurtit për deklaratën e tij se ka shkuar për herë të tretë brenda dy viteve në Elysee, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se se kjo nuk është mburrje por për keqardhje, pasi në dy nga këto 3 herë ka qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve.
Postimi i saj i plotë:
Për herë të tretë brenda dy viteve ne Elysee, tha Kryeministri me mburrje.
Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve (përfshirë Vucicin) si pjesë e konferencave ndërkombëtare.
Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike.
Sinqerisht, për keqardhje.


