Analisti, Imer Mushkolaj, ka diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës, ku ka thënë se kjo situatë nuk është shumë e zakonshëm por sipas tij është një gjendje e krizës.
Më tej, Mushkolaj ka thënë se gjendja në veri të Kosovës mund të thjeshtësohet në mënyrë retorike, por situata në terren është në krizë të thellë.
“Ne mundemi me thjeshtësua, me thënë se atje ka dhënë dorëheqje disa policë, i kemi dërguar disa policë, kanë dhënë dorëheqje doganorët, i kemi dërguar disa doganier, kanë dhënë gjykatësit dorëheqje, i kemi dërguar disa gjykatës, nuk është kaq e thjesht”, ka deklaruar Mushkolaj.
Sipas tij, në veri të Kosovës, ka vetëm disa gjera që janë në rregull, por jo ashtu siç është duke u tentuar të shitet nga ana e qeverisë së Kosovës.
“Integrimi i serbëve lokal të Kosovës, më shumë ka qenë farsë, sesa integrimi…Jemi në situatë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dy kërkesa të qarta për Kosovën, ato janë të rishikohet vendimi për targat dhe të vihet në rend të ditës Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe”, ka theksuar ai.


