Alphonso Davies u dëmtua në ndeshjen e fundjavës që Bayern Munich luajti ndaj Hertha Berlin.
Frika për anësorin e majtë ishte e madhe duke qenë se Botërori i Katarit është vetëm 10 ditë larg. Megjithatë, për të qetësuar Kanadanë, mendon vetë 22-vjeçari që së fundmi shprehet se pavarësisht dhimbjeve që ende ndjen, beson se do të jetë gati për eventin më të rëndësishëm futbollistik.
“Jam gati të rikthehem në fushë, të premten nis me vrapimet e lehta dhe të shohim si do të ecë ky proçes. Kam ende pak dhimbje, megjithatë ndjesitë janë pozitive sa i takon Kupës së Botës. Besoj se kur të startojë eventi do të jem në 100% të formës dhe sigurisht që do të jap maksimumin për kombëtaren time”, shprehet Davies.
Kupa e Botës për Kanadanë nis më datë 23 nëntor në sfidën ndaj Belgjikës, teksa në Grupin F bëjnë pjesë edhe Maroku me Kroacinë.


