Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka deklaruar se së shpejti do të kalojnë për vlerësim të ndikimit financiar, Projektligji për zyrtarët publik dhe Ligji për Paga.
Dobra tha se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet për vlerësim te Ministria e Financave, teksa la të nënkuptohet se para përfundimit të nëntorit do të bëhet dorëzimi i tyre në Kuvend.
“Së shpejti gjatë kësaj jave, maksimumi fillimi i javës së ardhshme do të shkojë tek Ministria e Financave për vlerësim të ndikimit financiar dhe do të procedohet javën e ardhshme te ministria e financave. Fillimisht javën e ardhshme nuk ka Qeveria mbledhje dhe i duhet Ministrisë së Financave disa ditë për të bërë vlerësimin e ndikimit financiar, por me të përfunduar ajo do të vazhdojmë tutje”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
I pyetur se a mund të pritet të përfundojnë në këto afate këto procedura të Qeverisë brenda nëntorit, Dobra u përgjigj me “patjetër”.
Ndërsa, se a do të kryhet gjatë nëntorit dorëzimi në Kuvend, Dobra tha “po”.


