Sporti

Pogba vjen me mesazh emocionues: Zoti kishte një plan tjetër për mua, zemra ime është me futbollistët e Francës!

11/10/2022 18:24
nga:Mergim Rreci

Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Francës në Kupën e Botës.

Ai do të mungojë në ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shkak të një lëndimi që ka, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutave ai ka reaguar në lidhje me këtë gjë, duke thënë se do ta mbështes fuqishëm vendin e tij.

“Zoti kishte një plan tjetër për mua. Unë do të mbështes ekipin tim, kombin tim, vendin tim nga larg, por zemra ime është me ta! Suksese të gjithë lojtarëve të përzgjedhur”, tha ai.