David Beckham, ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë, u kritikua ashpër të mërkurën nga drejtuesi i një grupi tifozësh LGBTQ+ për vendimin e tij për të pranuar një pozicion ambasadori me pagesë për Katarin në Kupën e Botës FIFA 2022.
Di Cunningham, bashkëthemelues i Three Lions Pride, foli për rolin e Beckham për Kupën e Botës gjatë një webinari të organizuar nga Aleanca e Sporteve dhe të Drejtave, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer sepse komuniteti LGBTQ+ e ka cilësuar David Beckham në një piedestal si një aleat të madh, dhe më pas rezulton se ai është një ambasador për këtë Kupë Botërore dhe kjo është tepër zhgënjyese,” tha ai.
Kujtojmë që në Katar janë kategorisht kundër martesave të homoseksualëve dhe kjo gjë është e ndaluar me ligj.
/GazetaBlic Sport/


