Sporti

Zyrtare: Milani vazhdon kontratën me Pierre Kalulu

11/10/2022 17:53
nga:Mergim Rreci

Pierre Kalulu ka vazhduar kontratën e tij me Milanin.

Mbrojtësi do të jetë pjesë e klubit së paku deri në vitin 2027, shkruan GazetaBlic Sport.

22-vjeçari francez, i cili ka luajtur tashmë 75 ndeshje për Milanin dhe është vendosur si një nga emrat kryesorë në mbrojtjen e kuqezinjve.

Ai fitoi vitin e kaluar titullin në Serie A, duke qenë i mrekullueshëm me paraqitjet e tij.