Deputeti i GP të LVV-së nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një reagimi në Facebook tha se sot si asnjëherë më parë ka patur sharje dhe provokime nga PDK-ja, raporton Gazeta Blic.
Ai tutje me ironi thotë se nuk beson që kjo nervozë po i’u vjen pasi u ndalën targat ilegale KM e as që u mbyllën rrugët e kontrabandës në Veri.
“Si asnjëherë më parë, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur nervoz, sharje e provokime nga kolegët tanë kryesisht nga PDK-ja.Nuk besoj që kjo nervoz po vie që u ndalën tabelat ilegale KM e as që u mbyllen rrugët e kontrabandës në veri” shkruan Avdyli.
Reagimi i plotë:


