Lajme

U shkatërrua nga raketat ruse në fillim të luftës, restaurohet një ndërtesë në Kiev

11/10/2022 09:41
nga:Y I

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është larg përfundimit, por ukrainasit janë të vendosur që të rikthehen në jetën e tyre normale.

Një mënyrë për të arritur kthimin në normalitet është me restaurimin e ndërtesave të banimit që ishin shënjestruar nga raktetat ruse, shkruan Skynews.

Një nga këto ndërtesa të larta u kthye në gjendjen e mëparshme në Kiev – dhe u ngjyros me ngjyra të ndezura të gjelbër dhe të verdhë.

Është një kontrast i fortë me atë se si ndërtesa ishte dukur pak pasi u godit.