Showtime

“Dehur” kënga më e re e Fifit

11/09/2022 22:17
nga:G B

Fifi e ka sjell këngën më të re të saj.

“Dehur”, është titulluar projekti i këngëtarës që e sjell në bashkëpunim me Markel Gogën.

“S’të them më fal ty, jo nuk kam faj unë, si ta dashuroj njeriun që më fajësojë”, janë disa nga vargjet e këngës më të re.

“Dehur” ka marrë deri më tani 55 mijë shikime në Youtube.