Lajme

Pas Bulliqit, edhe ministri Krasniqi thotë se ka kërkuar vetë që vizita në SHBA të shtyhet deri në pranverë

11/09/2022 21:57
nga:Astrit Gashi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin se nuk është e vërtetë që i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.

Gjersa, Krasniqi ka theksuar se me datën 7 ka dërguar një kërkesë që kjo vizitë të shtyhet sepse kjo sipas tij është më e drejtë.

“Me fillimin e kësaj jave me datën 7 kemi kërku që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besu që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër komunave në veri. Kemi kërku që vizita të shtyhet sepse kam besu që kështu është më e drjetë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, një shtyerje e vizitës ka ardhur në pajtueshmëri me kryetarët e tjerë me të cilët edhe do të zhvillohet takimi.