Lajme

Pas Haxhiut, edhe Bulliqit i shtyhet vizita për në ShBA

11/09/2022 20:52
nga:G B

Kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është shtyrë vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.

“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, është shprehur Zhitia, njofton Klankosova.

Sipas Zhitisë, disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe Bulliqin, udhëtimin për në ShBA kanë pasur ta bëjnë në shtetin e Iowas.

“Vizita ka qenë e planifikuar të bëhet në shtetin e Iwoas, për shkak të binjakëzimit që Kosova ka me këtë shtet. Kanë pasur ta njohin prej afër shtetin atje”.

Kujtojmë se vizita për në ShBA i është shtyrë edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.