Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi serbët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.
Kështu deklaroi më 9 nëntor në një takim me gazetarë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Deklaratat e ambasadorit amerikan vijnë disa ditë pasi zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e drejtësisë, të rendit, komunale, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.


