Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Kryeministri Kurti e di se çfarë do por që ai nuk duhet të shkaktojë probleme që nuk mund t’i zgjidh vetë, raporton Gazeta Blic.
Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për Kosovo Online.
Derisa Kurti është akuzuar nga opozitë për “mungesë komunikimi me SHBA-të”, Serwer tha se nuk beson që ka mungesë komunikimi.
“Nuk jam i sigurt se ka mungesë komunikimi. Kryeministri Kurti ka idetë e veta se çfarë dëshiron të bëjë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sa i përket largimi të serbëve nga veriu nga institucionet e Kosovës, analisti amerikan tha se nuk pajtohet me këtë mënyrë të tyre për bojkot.
“Unë nuk jam adhurues i atyre që mendojnë se mund të arrijnë rrugën e tyre duke bojkotuar institucionet legjitime”, shtoi ai.
Ndërsa, në pyetjen se a është vonë që Kurti ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për targa me 10 muaj, Serwer u shpreh: Unë me të vërtetë nuk e di. Pse do të ishte tepër vonë?
E, për incidente të mundshme në veri të Kosovës në të ardhmen, ai parashikon se do të ketë ngatërresa.
“Parashikoj se do të ketë ngatërresa në veri. Nëse Prishtina dëshiron të zbatojë kërkesat për targa, duhet të mendojë me kujdes se si ta bëjë atë në mënyrë efikase dhe pa shkaktuar probleme serioze që nuk mund t’i zgjidhë vetë”, deklaroi Daniel Serwer./Gazeta Blic/


