Lajme

Nitaj: Ata që e refuzojnë një marrëveshje kur Kosova dhe Serbia obligohen ta respektojnë integritetin territorial, kanë problem serioz

11/09/2022 16:17
nga:G B

Muharrem Nitaj nga AAK, ka reaguar lidhur me planin franko-gjerman, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që e refuzojnë një marrëveshje ku Serbia dhe Kosova, tani dhe në të ardhmen, obligohen të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëra tjetrës, në kufijtë ekzistues, e kanë një problem serioz!

Postimi i tij i plotë:

Ata që e refuzojnë një marrëveshje ku Serbia dhe Kosova, tani dhe në të ardhmen, obligohen të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëra tjetrës, në kufijtë ekzistues, e kanë një problem serioz!