Lajme

Turqi: Një grua dhe tetë fëmijë vdesin pasi shtëpia u kaplohet nga zjarri

11/09/2022 13:20
nga:Y I

Një grua dhe tetë fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi shtëpia e tyre në veriperëndim të Turqisë u kaplua nga zjarri.

Viktimat ishin refugjatë sirianë teksa zjarri shpërtheu mbrëmë vonë në katin e parë të një ndërtese katërkatëshe në distriktin Yildirim në provincën Bursa, tha guvernatori Yakup Canbolat.

Viktimat ishin gjashtë vëllezër e motra të moshës nga 1 deri në 10 vjeç, nëna e tyre 31-vjeçare dhe dy kushërinjtë e moshës 10 dhe 11 vjeç.

Babai i tyre, i cili nuk ishte në shtëpi kur shpërtheu zjarri, u përpoq të shpëtonte anëtarët e familjes së tij, por u prek nga tymi dhe u shtrua në spital, sipas guvernatorit.

“Ekipet tona të fikjes së zjarrit kanë shkuar menjëherë në zonë dhe kanë tentuar të shuajnë zjarrin, por fatkeqësisht, pas shuarjes së zjarrit, fotografia (ata panë) brenda ishte trishtuese. Ne ishim thellësisht të pikëlluar”, tha Canbolat.

“Është një zemërthyerje e madhe. Është e pamundur të përshkruhet”, shtoi ai.

Një këqyrje paraprake e vendit të ngjarjes tregon se zjarri është shkaktuar nga një stufë, tha Canbolat.

Tre fqinjë u shtruan gjithashtu në spital pas thithjes së tymit.

Turqia është shtëpia e 3.7 milionë refugjatëve nga Siria.