Lajme

Ramiz Kelmendi: Kam rritur pagat e punëtorëve nga 8% deri në 10%

11/09/2022 13:13
nga:Gazeta Blic

Biznesmeni Ramiz Kelmendi që drejton kompaninë “Elkos Group” ka njoftuar se ka rritur pagat e punëtorëve.

Ai tha se pagat i ka rritur nga 8-10 %, dhe se ai ka shtuar se kjo e ka koston vjetore 947 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Jam i lumtur që ‘Elkos Group’ nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.
Me këtë rast së pari i falënderojë familjarët koleg, stafin menaxhues për rezultatet e arritura.
Rritja të cilën e kemi aplikuar në rrumbullakësim vjetor ka koston e 947 mijë eurove. Jam i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton seriozisht ekonominë dhe buxhetin familjarë.
Koleg të dashur, rritjen e shpenzofshit me shëndet.
Ramiz Kelmendi