Lajme

Kadrijaj: Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë

11/09/2022 13:11
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ku kjo e fundit tha se Qeveritë e kaluara e kanë mësuar keq Serbinë, dhe sipas saj kanë bërë çdo gjë që ka thënë Beogradi, raporton GazetaBlic.

Kadrijaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka ironizuar me këtë deklaratë duke thënë : “Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë”.

Postimi i plotë: