Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për krizën energjetike, raporton GazetaBlic.
Këtë e bëri në mbledhjen e Qeverisë, ku thotë se i gjithë legjislacioni i energjisë është në proces të rishikimit për këtë do të sjellim një koncept deri në fund të vitit.
“Një sqarim të shkurtër. I gjithë legjislacioni i energjisë është në proces të rishikimit për këtë do të sjellim një koncept deri në fund të vitit, ndërsa ligji do të rishikohet plotësisht vitin që vjen. Mirëpo për shkak të krizës energjitike dhe disa mangësive që i kemi identifikuar në ligjin ekzistues na duhet që të bëjmë disa ndyrshime me procedurë të shpejtë në ligjin ekzistues deri sa të vijë ligji i ri”, tha Rizvanolli.


