Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane, pritet të mungojë në Kupën e Botës si pasojë e dëmtimit të pësuar në takimin e së martës me Werder Bremen.
Mane startoi dje në lojë, por u zëvendësua pas vetëm 20 minutave, si pasojë e dëmtimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas L’Equipe, Mane nuk do të jetë i aftë në kohë për t’u paraqitur në Kupën e Botës.
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse do të publikojë listën e skuadrën e tij në Kupën e Botës të premten.
/GazetaBlic Sport


