Sporti

Xavi: “Fitore e madhe, krenar për djemtë e mi”

11/09/2022 09:24
nga:Lorik J

Barcelona fitoi me përmbysje ndaj Osasuna me rezultatin 2-1dhe përfundon në krye të Ligës para ndalesës për Kupën e Botës në Katar.

Një sukses i mirë që Xavi Hernandez, trajneri i Barçës, e priti me gëzim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë krenar për skuadrën. Ne ishim inteligjentë dhe shfrytëzuam momentet tona. Kjo është një fitore skuadre, donim të shënonim golin e dytë. Vendimet e arbitrit? Mendoj se përjashtimi i Lewandowski ishte shumë i rëndë, por mendimi im nuk ka rëndësi”, shpjegoi ai për Movistar.

Pique? Ai do të kishte luajtur, ishte ndryshimi ynë i parë i planifikuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport