Lajme

Konjufca jep detaje për planin franko-gjerman: Nuk është se pajtohemi 100 për qind me të

11/08/2022 21:32
nga:G B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nuk është se pajtohen 100 për qind me planin franko-gjerman, por që në bërthamë është i shëndoshë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sipas këtij plani, Serbia duhet të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga pretendimet për Kosovën

“Ai është plan, baza e të cilit, bërthama e tij është e shëndoshë. Bërthama është që Kosova dhe Serbia ta pranojnë sovranitetin e ndërsjellë”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se i kanë edhe vërejtjet e tyre.

“Plani përbëhet nga rrathë koncentrikë ku rrethi i parë është për një zgjidhje afatgjatë për të dyja shtetet”, ka thënë Konjufca.

Për Konjufcën, Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani teksa shtoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij.

“Baza e tij është një bazë e shëndosh për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje”.

“Ky plan ndërtohet mbi tri principe, është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ai tha se disa pjesë të këtij plani tashmë janë bërë publike edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

/Gazeta Blic/