Lajme

Mblidhet kryesia e LDK-së, Abdixhiku e njofton për takimin me Kurtin

11/08/2022 21:17
nga:G B

LDK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka njoftuar Kryesinë për takimin e sotëm, ndërsa gjatë mbledhjes u ripërsërit nevoja për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mbajtur sot është diskutuar për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar Kryesinë për takimin e sotëm, ndërsa gjatë mbledhjes u ripërsërit nevoja për koordinim të ngushtë me aleatët tanë.

Siç dhe jeni njoftuar, LDK-ja mbështet ushtrimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit si dhe koordimin e plotë me aleatët tanë, ShBA-të dhe BE-në. LDK beson se koordinimi i ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë është zgjidhja e vetme për situatën aktuale; Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve që kanë për qëllim destabilizimin e vendit e që mund të ketë pasoja të pariparueshme; ndërsa institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët tanë dhe të sigurojnë paqe e stabilitet në gjithë territorin e Kosovës.