Showtime

Ku ka zë, s’është pa gjë! Çifti i njohur ribashkohet 3 vjet pas ndarjes!

11/08/2022 20:44
nga:G B

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë shtuar thashethemet se janë ribashkuar sërish.

Dyshja që fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah në New York City të hënën.

Dyshja e njohur është përfolur për një ribashkim që kur ata shfaqën për Halloween me vajzën e tyre pesë vjeçare. Modelja ruse postoi një fotografi ku shihej duke u ulur në prehrin e aktorit amerikan teksa ai mbante veshur një kostum arushi për këtë festë.