Lajme

Zhvillimet në veri, shefi i AKI-së e njofton presidenten Osmani për situatën e sigurisë kombëtare

11/08/2022 20:18
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka biseduar me të për zhvillimet në veri.

Ajeti e ka njoftuar Omanin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës.