Sporti

Shakhtar Donetsk nuk pranon më pak se 65 mln euro për Mudryk, Arsenal në presionin e kohës

11/08/2022 17:40
nga:Mergim Rreci

Arsenali do të ‘duhet të lëvizë shpejt’ nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit shumë të kërkuar të Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk.

Mediet britanike raportojnë se “The Gunners” do duhet të paguajnë plot 65 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit 21-vjeçar.

Vera dhe gara për të marrë ukrainasin pritet të jetë shumë e nxehtë, pasi Arsenal nuk është i vetmi klub i madh që interesohet për sulmuesin.

Në garë për Mudryk janë po ashtu Brentford dhe Everton nga Premier League, të cilët edhe verën që shkoi shfaqën interes për të.

Deri më tani në këtë sezon, 21-vjeçari numëron 7 gola dhe 7 asiste në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa në Champions League tërhoqi vëmendjen e gjigantëve më të mëdhenj të futbollit.

Mudryk ka kontratë deri në 2026-ën me klubin e Shakhtar Donetsk, ndërsa vlera e tij aktuale në treg shkon në 15 milionë euro, por sipas raportimeve klubi ukrainas nuk pranon një shifër më të ulët se 65 milionë euro për sulmuesin.