Sporti

Largimi i tij i mundshëm nga City, këta janë pasuesit e mundshëm të Pep Guardiolas

11/08/2022 17:17
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka ambicie për të rinovuar kontratën e Pep Guardiolës deri, sipas portalit 90min.

Trajneri spanjoll ka kontratë me Cityn deri në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit po diskutojnë për një zgjatje të mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas 90min, tashmë ka një “marrëveshje të gjerë” mes përfaqësuesve të Guardiolës dhe Bordit të ‘Qytetarëve’ për të lidhur trajnerin me klubin deri në vitin 2025 dhe synimi është që kjo marrëveshje të vendoset në letër deri në fund të këtij viti kalendarik.

Nëse diçka dështon, tashmë janë menduar alternativat për të marrë skuadrën nga kjo verë: Mikel Arteta (Arsenal) dhe Julian Nagelsmann (Bayern Munich). Arteta, kujtojmë, është një emër i njohur te City, pasi ka kaluar tre vite si asistent i Guardiolës te ‘qytetarët’.

/GazetaBlic Sport/