Sporti

Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu paralajmëron Prishtinën: Futemi në ndeshje vetëm për 3 pikë!

11/08/2022 16:55
nga:Mergim Rreci

Nesër fillon xhiroja e radhës në Superligën e Kosovës.

Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë ajo mes Malishevës dhe Prishtinës.

Skuadra e Sami Sermaxhajt ka treguar paraqitje të mira në stadiumin “Liman Gegaj”, por që në këtë ndeshje vjen pas një humbje të thellë 4 me 0 nga Dukagjini.

Megjithatë, Malisheva do të tentojë që të marrë rezultat pozitiv ndaj kryeqytetasve, me takimin që luhet nesër në ora 13:00.

Kapipteni i kësaj skuadre, Dren Kryeziu tha për ‘GazetaBlic Sport’ se atmosfera tashmë është shumë e mirë dhe se duan të japin përgjigjen e duhur ndaj skuadrës së Ismet Munishit.

Atmosfera është shumë e mirë dhe ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Duam të japim përgjigjen e duhur ndaj skuadrës së Prishtinës dhe ta fitojmë duelin. Normalisht që futemi në lojë për 3 pikë, sepsë jemi në shtëpi dhe çdo rezultat tjetër për ne nuk është i favorshëm“, tha Kryeziu.

Kujtojmë se Malisheva është në vendin e 7 me 15 pikë, kurse Prishtina në vendin e 3 me 23 pikë.

Dren Kryeziu

/GazetaBlic Sport/